15 shkurt 2010

Guardiola i pakënaqur me paraqitjen kundër Atleticos

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është i pakënaqur me lojën e të zgjedhurve të tij në humbjen e mbrëmshme 2-1 ndaj Atletico Madrid.
Madrilenët befasuan kampionin në fuqi të Spanjës, duke mos i lejuar hapësirë për të zhvilluar lojën e tyre. Me humbjen e mbrëmshme Barcelona qëndron vetëm dy pikë mbi Real Madridin në tabelën e La Liga, duke e bërë më interesante vazhdën e garës.
“Ekipi im nuk luajti mirë, megjithëse duhet po ashtu ta vlerësoni paraqitjen e kundërshtarit. Na mungoi kontrolli që na ndihmon të luajmë lojën tonë”.
“Gjithmonë kemi qenë një ekip që krijon shanse dhe sot ka qenë më vështirë se normalisht për ne, për shkak të pune të shkëlqyeshme që bëri Atletico. Ata ishin shumë mirë të organizuar dhe i uroj për fitoren. Nuk ishim të kujdesshëm sa duhet”, ka thënë Guardiola