22 shkurt 2010

Ferguson: Rooney nuk është më i mirë se Solskjaer, Cole dhe Nistelrooy

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka insistuar se Rooney duhet të përmirësohet ende nëse dëshiron të bëhet lojtari më i mirë në botë.
“ Ai nuk është më i mirë se Ole Gunnar Solskjaer, Andy Cole, apo Ruud van Nistelrooy. Nëse ai do ta kishte këtë nivel, ai do të ishte futbollisti më i mirë në botë.”
“ Të gjithë sulmuesit tjerë që i kam patur, Denis Laë, John Charles dhe të tjerë, kur hynin brenda zonës 16 metra shqyenin mbrojtjet. Tek Rooney duhet të zhvillohet ende kjo ndjenjë, ndjenja e të qenurit i lirë në zonën e penaltisë.
“ Kur Rooney erdhi këtu, ai ishte më i miri që kam parë ndonjëherë në kalimin e mbrojtëse dhe përballjen me ta. Kishte periudha kur ai nuk e bënte këtë.”
“ Kështu ne i folëm atij, bëmë disa séanca stërvitore pas stërvitjes së rregullt, dhe i thashë ‘ kthehu në atë kalues të mbrojtësve.’. Është sikurse ai të kishte hyrë në derën tjetër.”
“ Rooney është njëri prej lojtarëve më tradicional në kohën moderne. Ai është gjithçka. Ai është i tipit “ Ma jep topin, dhe të tregoj sa i mirë jam.”
“ Temperamentin ja kam përmirësuar. Ai nuk po vrapon duke bërë budallalliqe në fushë.” Shtoi Fergie.
“ Ai është djalosh fantastik. Ai do të ju jipte gjithçka. Ai do të ju jipte dhe centin e fundit. Ky është Rooney. Unë i them – ‘ Hey eja këtu se dëhsiron të takohen me ty, dhe ai thot ‘ ja po vij nuk ka problem.”
“ Ai është aq i lirë me kohën e tij. Ai ka këto cilësi të mrekullueshme që nuk i gjeni tek njerëzit e kësaj kohe. Dhe unë nuk mendoj se do të ndryshoj. Gruaja e tij Coleen është e njëjtë. Ajo është e mençur, intelegjente, dhe dëgjon.”
Ferguson më pas u shpreh dhe për sistemin e shumëpërfolur të Play Off në Premier Ligën angleze që thotë se skuadrat nga pozita e 4 deri e 7 duhet të garojnë për vendin në Champions League.
“ Jo, nuk dua që ai sistem të praktikohet.” Përfundoi Ferguson.