22 shkurt 2010

Arshavin: Chelsea do ta fitoj titullin

Sulmuesi i Arsenalit Andrey Arshavin beson se Chelsea është në rrugë të mirë që të shpallet kampion i Anglisë kur të vij fundi i sezonit.
Chelsea është gjashtë pikë larg Arsenalit në tabelë, dhe për këtë arsye ish futbollisti i Zenitit beson se Chelsea do të fitoj titullin për të cilin janë në garë 7 skuadra në mënyrë matematike.
“ Nëse më duhet të zgjedh mes kandidatëve, unë mendoj për Chelsean.”
“ Nëse nuk do të ishim mposhtur nga United dhe Chelsea ne do të ishim aty ku janë dhe ata. Por, ashtu si është ne duhet të fitojmë çdo ndeshje që të jemi ende në garë. Ne do të luftojmë për titullin deri sa të kemi gjasa matematike.” Përfundoi Arshavin.
Arsenali do të udhëtoj të shtunën e ardhshme në Stoke City.