18 shkurt 2010

Diego: “Juve, me Ajaksin do të luajmë për të fituar”

Ajaks-Juventus pritet të jetë një superndeshje

Tashmë Juve ka rikthyer shijen e fitores dhe nuk dëshiron ta humbasë. Diego nuk dëshiron të ndalet më, aq më shumë përballë një sfide tërheqëse në Europa League kundër Ajaksit. Nuk do të jetë e lehtë të luash në Amsterdam Arena, por braziliani është i sigurt që Juve mund t’ia dalë. “Do të shkojmë atje për të fituar, thotë Diego. Kemi kaluar një fazë që nuk ka dhënë rezultatet që dëshironim, por hyrja në fushë për një ndeshje të një kompeticioni të europianit është gjithmonë një motivim i mirë. Do të jetë një sfidë e vështirë. Ajaksi është një skuadër e fortë dhe po kalon një periudhë të mirë në kampionatin holandez. Por do të duhet të kemi besim te vetvetja dhe i kemi të gjitha mundësitë për të fituar”. . Juventusi është nisur për në Amsterdam me ndeshjen e radhës në Europa League. Ashtu sikurse Diego, entuziast për këtë takim është edhe mbrojtësi Legrotalie: “Fitorja kundër Xhenoas ishte shumë e rëndësishme dhe na ka dhënë besim. Akasi është një skuadër e fortë, por ne kërkojmë vazhdimësinë”..