10 shkurt 2010

Dani Alves në listën e Chelseat

Sipas The Daily Mail,Chelsea e ka vendosur në krye të listës së transferimeve verore mbrojtësin e vlerësuar [30 milionë €], Dani Alves.
Trajneri Carlo Ancelotti dëshiron një mbrojtës të djathtë pasi Bransilav Ivanovic luan në këtë pozitë këtë sezon kurse në të vërtetë ai është qendër-mbrojtës.
Ekipi nga Stamford Bridge është i lirë të bëjë transferime gjatë afatit të ardhshëm,pasi dënimi në lidhje me kalimin ilegal të Gael Kakutës tek Chelsea,tashmë është tërhequr.
Alves ishte i lidhur me një kalim në Londër para përfundimit të kontratës gjashtë-vjeçare te Sevilla,por më pas ai refuzoi ofertën e Bluve për të kaluar tek Barca.
26-vjeçari ka kontratë me klubin Katalanas deri në vitin 2012,por mund të ndodh që Chelsea ta transferojë atë me ndonjë ofertë luksoze që pritet të bëhet.
Sidoqoftë,pranohet se Manchester City ka shfaqur interes për Alves dhe të dyja klubet ofrojnë page më të lartë për brazilianin. Tani ai fiton 100.000 € në javë në Camp Nou.
Raportet në Spanjë konfirmojnë se Chelsea dhe City kanë qenë në kontakt me agjentin e lojtarit në lidhje me një largim.