10 shkurt 2010

Henry, Ronaldinho dhe Deco në Fenerbahçe ?

Skuadra turke Fenerbaçe është shumë pranë transferimit të tre super yjeve botërore Thierry Henry, Ronaldinho, dhe Deco, sipas njoftimeve nga mediumet turke.
Presidenti i Fenerbahces Aziz Yildirin para se të zgjedhej president kishte premtuar se do të sjellte tre yje mirëpo këtë ende nuk e ka bërë.
Ky i fundit ka dhënë garanci se një gjë të tillë do ta bëj gjatë kësaj vere, duke menduar që të transferoj yjet si Henry, Ronaldinho apo Deco.
Henry e ka bërë të qartë se do të largohet nga Barcelona, kurse Deco nuk është i kënaqur me pozitën e Ancelottit. Nëse Dinho nuk ftohet për kampionat botëror ai nuk ka se për çfarë të qëndroj më te Milani.
Përndryshe Aziz Yildirin është njëri prej miqve më të mirë të Berlusconit, dhe një transferim i Dinhos, ndoshta tashmë është fakt i kryer.
I gjithë ky plan mendohet se do të realizohet në një paketë prej 70 milion eurosh.
Aziz Yildirin njihet edhe në të kaluarën për transferime kontraverse të yjeve të mëdha, siç ishte ai i Roberto Carlosit që në atë kohë kërkohej nga disa top skuadra botërore.