13 shkurt 2010

Chelsea në çerekfinale të Kupës FA

Chelsea ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kupës FA pasi ka mposhtur Cardiff Cityn me rezultat 4-1 në Stamford Bridge.
Nuk kaluan as dy minuta lojë dhe Didier Drogba hapi serinë e golave për blutë, por mysafirët nga Cardiff nuk u dorëzuan dhe kjo iu shpërblye kur barazuan në minutën e 34-të me anë të Michael Chopra.
Chelsea riktheu epërsinë në pjesën e dytë me anë të Michael Ballack (51’), para se Daniel Sturridge ta ngrejë atë në 3-1 (69’). Rezultatin e vulosi një gol i vonshëm i shënuar nga zëvendësuesi Salomon Kalou (86’).
Biletën për në katërshen e fundit të Kupës e ka siguruar edhe Portsmouth që ka mposhtur në fushë mysafire ekipin e Southampton