13 shkurt 2010

Diego: Duhet t’i përshtatemi sistemit të Zaccheronit

Mesfushori i Juventusit, Diego, thotë se biankonerët së shpejti do të përmirësojnë lojën e tyre, por kanë nevojë për kohë për t’iu përshtatur sistemit të trajnerit të ri.

Edhe largimi i Ciro Ferraras dhe ardhja e Alberto Zaccheronit nuk ka sjellë rezultate të mira për Juventusin, por Diego thotë se lojtarët janë duke iu përshtatur stilit të ri të lojës.

“Ekipi ka kaluar nëpër disa ndryshime dhe ne jemi duke u përshtatur në këtë stil të ri. Kjo do të jetë ndeshja e tretë me trajnerin e ri, e dyta në fushë vendore, dhe kemi punuar shumë për të rikthyer ekipin në rrugë të duhur. Jam i bindur se do të fillojmë një rrugë të re të suksesshme për Juventusin”, ka shkruar Diego në faqen e tij zyrtare