19 shkurt 2010

Cana: Sundarland shumë i mirë për të rënë nga Liga Premier

Kapiteni i Sunderlandit, Lorik Cana, thotë se ata janë shumë të mirë për tu eliminuar nga Liga Premier.
Synimet për të siguruar vend për në kualifikimet evropiane kanë marrë një goditje për Sunderlandin, pasi klubi tash ndodhet vetëm tre pikë mbi zonën e rrezikut. Por Cana thotë se nuk ka arsye për panik.
“Kur kaloni disa muaj pa fitore, e dini se jeni në betejë për të rënë. Tabela është e ngushtë dhe disa klube të tjera kanë fituar pikë. Por ne nuk do të mendojmë shumë për betejën në fund të tabelës, jemi të përqendruar për të fituar dhe për pasur një fund të fuqishëm të sezonit”, ka thënë Cana për Sunderland Echo.
“Mendoj se ekipi ka mjaft kualitete për të qenë më lart në tabelë, por tashmë dy muaj e gjysmë kemi pasur shumë probleme me lëndimet ose lojtarët të cilët janë kthyer nga lëndimi nuk kanë dhënë më të mirën. Në Premier nuk mund ta lejoni këtë”, ka shtuar kosovari.
Sunderlandi nesër ka një punë të vështirë pasi do të përballet me Arsenalin në Emirates Stadium