14 shkurt 2010

Bayern vazhdon së fituari

Bayern Munchen nuk ka të ndalur. Viktima e radhës ishte Borussia Dortmund që u mposht në duelin e javës në Bundesligë me rezultat 3-1.
Dortmund filloi mirë takimin, por në fraksionin e dytë pësoi fiasko.
Mohammed Zidan në minutën e 5 shënoi për 1-0 nga një pozitë tejet e vështirë pasi kali Van Buytenin.
Pas 21 minutash lojë, Van Bommel u tregua i pamëshirshëm për 1-1.
Në pjesën e dytë Bayerni u tregua energjik dhe fatal për mysafirët.
Arjen Robben vazhdon me shkëlqimet e tij, pasi që shënoi në minutën e 50 për 2-1.
Super sulmuesi gjerman Mario Gomez përfundoi dilemën e takimit kur shënon për 3-1.
Bayern Munchen ka pikë të njëjta me Leverkusenin në tabelë, dhe të dyja skuadrat janë në pozitën e parë me nga 48 pikë.