04 shkurt 2010

Barça, Fabregas+Eboue

Nuk është objektiv nga Arsenali vetëm Cesc Fabregas, i kampionit evropian, Barcelona.
Në fakt, sipas tabloidit britanik “The Sun”, klubi katalunas ia ka vënë syrin edhe futbollistit Emmanuel Eboue, të cilin po mundohet ta sjellë në Spanjë presidenti Joan Laporta.
Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë, të cilit i skadon kontrata me “Topçinjtë”, gjatë verës, mund t’i bashkohet klubit spanjoll gjatë verës, së bashku me shokun e tij të skuadrës, Fabregas.