04 shkurt 2010

Nuk kam organizuar ndejë

Pas akuzave se kishte qëndruar deri natën vonë nëpër ndeja, para derbit kundër Interit, Ronaldinho është përgjigjur, duke i hedhur poshtë këto spekulime.
“Qarkullon një lajm se unë kam organizuar një mega-festë, disa ditë para Interit. Është e vërtetë se kam qenë organizator në një hotel të Milanos, por nuk është e vërtetë se kam organizuar festë. Kam punuar shumë në muajt e fundit, për t’i arritur objektivat personale dhe ata të Milanit. Kështu që, më duken të padrejta akuzat që vijnë drejt meje. Unë e kam bërë të ditur se më pëlqen muzika, ndërsa jam i angazhuar maksimalisht tek projekti i Milanit”, u shpreh braziliani.r