Mynih – Bajerni i Mynihut i ka lëshuar një ultimatum francezit Frank Riberi për të rinovuar kontratën e cila skadon në 2011-ën, dhe nëse nuk e bën një gjë të tillë deri mars, atëherë duhet të mendojë për tu larguar në merkatos e veres.Këtë fakt e bën të ditur bashkëlojtari i tij Ivica Oliç, sipas të cilit futbollisti francez nuk ka reaguar deri më tani.
“Riberi ka pasur disa probleme në fillim të sezonit me teknikun Luis van Gal. Drejtuesit e klubit i kanë dhënë një ultimatum atij, ose të rinovojë kontratën deri në muajin mars, në të kundërt ai nuk do të jetë më në planet e trajnerit”, deklaron Oliç...
Personalisht kroati Oliç mendon se, Riberi është më lart se holandezi Roben. Gjithashtu, ai ka folur edhe për filozofinë e teknikut holandez të Bajernit, Van Gal.
“Ai është një trajner i çuditshëm. Ne analizojmë çdo ndeshje, dhe në praktikë duhet të duhet të japim 100 për qind për tu përfshirë në formacionin e tij”, deklaron Oliç.