11 shkurt 2010

Arsenal s’mund të blejë yje

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se kufizimet buxhetore nënkuptojnë se ai “nuk ka mundësi” të transferojë futbollistë të mëdhenj në klub dhe insistoi se futbolli jeton në një “botë artificiale”.
Wenger udhëheq Arsenalin nën model të vetëfinancimit me të cilin klubi shënoi profit prej 32.5 milionë funtesh vitin e kaluar dhe bilanc pozitiv prej rreth 30 milionë funtesh – kryesisht nga shitja e Emmanuel Adebayorit në Manchester City. Ai shpeshherë është kritikuar për të qenit pasiv në afatet kalimtare, duke preferuar të zhvillojë talent të rinj si Cesc Fabregas dhe Gael Clichy.
Por, Wenger ka bërë të ditur se mungesa e përkrahjes financiare nënkupton se Arsenali shpeshherë nuk mund të garojë për transferimin e ndonjë futbollisti të madh.
“Nëse paguani shumë për transferime, do të keni edhe rroga të larta - janë të lidhura, por ne nuk e kemi këtë mundësi. Ne kemi politikën tonë dhe duhet të jemi të fuqishëm e të kemi durim. Futbolli për momentin është duke jetuar në një botë artificiale. Njerëzit më pyesin ‘Pse nuk transferon një sulmues të mirë? Më tregoni se kush ka lëvizur nga një klub te një tjetër – askush. Jemi munduar të bëjmë përforcime, por nuk kemi arritur”, tha Wenger gjatë një konference për shtyp.