11 shkurt 2010

Argjentina, minutat shtese shpetojne prestigjin

Argjentina shpeton prestigjin ne nje ndeshje miqesore qe duhej te sherbente per evidentimin e elementeve te rinj, por qe rrezikoi te kthehej ne nje turp te vertete.
Kombetarja e drejtuar nga Diego Armando Maradona luajti nje ndeshje miqesore kunder Xhamajkes dhe deri 10 minuta para fundit rezultati ishte fiksuar ne shifrat 0-1 per kombetaren ishullore. Ne minuten e 82-te, stadiumi i “Mar del Plata” shpertheu nga gezimi fale golit te barazimit te shenuar nga Palermo.
Goli i avantazhit erdhi ne minuten e 6-te shtese nga Ignacio Canuto. “Martin me pelqeu me shume nga te gjithe dhe mendoj se ai ka 80 % mundesi te vije ne boteror”, tha Maradona ne fund te ndeshjes.
Emrit te Palermos ne sulm do t’i bashkohen edhe Tevez, Messi, Higuain, Mascherano, Veron e Samuel, te cilet jane konfirmuar per momentin nga tekniku bardhekalter.