06 shkurt 2010

Ancelotti: Të gjithë jemi me Terryn

Menaxheri i Chelseat Carlo Ancelotti ka deklaruar se të gjithë në Stamford Bridge e përkrahin John Terryn përkundër pohimeve të fundit rreth jetës së tij private.
John Terry dje është shkarkuar nga detyra si kapiten i Anglisë, dhe Rio Ferdinand po përgatitet për detyrën e re.
“ John Terry flet me bashkëlojtarët pasi që ai ka qenë është dhe do të mbetet kapiten i këtij ekipi.”
“ Ai fokusohet në punën e tij. Ai po bën më mirë dita ditës, çdo moment. Ai është kapiteni i këtij ekipi kështu që, me sjelljen e tij, ai po bën më të mirën për këtë ekip.”
“ Nuk më intereson jeta private e lojtarëve.”
“ Në të kaluarën disa trajnerë thërrisnin lojtarët për ti kontrolluar, por unë nuk e kam bërë kurrë një gjë të till në karrierën time.” Theksoi Carlito.
Terry do të drejtoj Chelsean të dielën në BlockBusterin e kësaj jave ndaj Arsenalit në Stamford Bridge.