06 shkurt 2010

Benitez: Periudhë kruciale

Bossi nën zjarr i Liverpoolit Rafael Benitez ka deklaruar se ekipi i tij është në një periudhë kritike të sezonit, ndoshta periudha më kritike në karrierën e Benitez.
The Reds takohen sot me Evertonin në derbin e 213-të të Liverpoolit, dhe nëse The Reds fitojnë katër ndeshjet e radhës, është shumë e besueshme që ata të pëfundojnë më top katërsh.
“ Ne po flasim për një periudhë shumë kruciale, dhe për një periudhë tejet të rëndësishme.”
“ Kam biseduar me lojtarët dhe kam analizuar se çfarë kemi deri në fund të sezonit, dhe po shoh se kjo është periudha vendimtare.”
“ Ne jemi shumë pranë top katërshit dhe ne nuk mund të bëjmë shumë gabime kur luajmë ndaj ekipeve qe janë rreth nesh.’
“ Ne dëshirojmë të jemi të sigurtë se do të kthehemi në top katërsh dhe ky është rasti i parë për ta bërë atë.” Deklaroi Benitez.