05 shkurt 2010

Agjenti i Ribery: Dyert janë të hapura për të gjithë

Agjenti i anësorit të Bayern Munich, Franck Ribery, thotë se dyert e Manchester United mbeten të hapura.
Alain Migliaccio thotë se një numër klubesh e kanë bërë të ditur interesimin e tyre dhe se Ribery nuk ka përjashtuar asnjërin prej tyre në këtë moment.
“Nuk ka asnjë derë të mbyllur, as e Real Madrid, ose Barcelonës, ose Manchester United. Në fillim të muajit mars do të marrim vendimin dhe do të shohim”, ka thënë Migliaccio.