05 shkurt 2010

Wenger: Van Persie nuk rikthehet deri në prill

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se Robin van Persie, nuk pritet të rikthehet deri në prill.
Pas raporteve se Van Persie do të rikthehet në mars, Wenger mbrëmë konfirmoi se në fakt ai nuk pritet të rikthehet nga lëndimi i tij deri në muajin prill.
“Për Robin, rehabilitimi po shkon mirë, por gjithçka para prillit do të ishte një veprim i papjekur”, ka thënë Wenger.