09 shkurt 2011

Zamparini: Juventus nuk ka para të blejë Pastoren

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, nëpërmjet Radio Toscana i ka çuar porosi skuadrës së Juventusit, se nuk “kanë para për ta blerë sulmuesin Havier Pastore”.

21-vjeçari kërkohet me ngulm nga “Zonja e vjetër”, mirëpo Zamparini ka hedhur poshtë mundësinë e largimit të argjentinasit.

“Juventus nuk keni para për ta blerë Pastoren”, ka thënë Zamparini.

Ai shpreson se i shumë kërkuari gjatë merkatos se janarit, Pastore nuk do të largohet nga Palermo as gjatë verës. *
LAJMENEWS - GRANDEJUVE*