09 shkurt 2011

Chiellini: Duhet ta mposhtim Interin

Për Juventusin, ndeshja me Interin nuk është si të tjerat, ajo është quajtur gjithmonë derbi i Italisë, por vitet e fundit është kthyer më shumë se një ndeshje.
Kjo, për shkak të “Calciopolit”. Por, përveç tifozëve bardhezinj, që ndeshjen me Interin duan ta fitojnë me çdo kusht, Juventusi duhet të fitojë mbi të gjitha për renditjen.
Kjo, pasi një fitore ndaj zikaltërve do ta afronte shumë Juventusin me vendet e para të renditjes. Për të karikuar ambientin bardhezi për këtë ndeshje ka menduar mbrojtësi Giorgio Chiellini, i cili ka theksuar se kjo ndeshje duhet fituar me patjetër.
“Gara kundër zikaltërve është shumë e rëndësishme, si për tifozët tanë, ashtu edhe për renditjen. Për këtë arsye duhet që ta fitojmë këtë ndeshje”, ka thënë Chiellini. /Juventus-Fans/