04 shkurt 2011

Trezeguet: PSG dhe Marseille të interesuara në mua

Në një intervistë me radion RMC, David Trezeguet ka thënë se ai do t’a konsideronte nje rikthim në Ligue 1 për t’a përfunduar karrierën.

‘Trez’ ka tërhequr një interesim, pasi që eksplodoi në Hercules me golat e shënuar dhe një rikthim në Serie A do të ishte i mundur për të.

Por veterani dëshiron që karrierën t’a mbyllë në PSG ose Marseille.

“Më mungon Franca shumë.” sqaroi ai.

“Ligue 1 më tërheq mua. Ekipet si Marseille ose Paris jan të interesuara në mua. Vërtetë më pëlqen PSG-ja , por është e vërtetë se në Francë është e vështirë për një mbi-30 vjeçarë të gjej vend startues.”