04 shkurt 2011

Toni, riaftësimi shtyhet për javën tjetër

Juventusi ka rifilluar përgatitjen në prag të transfertën së nesërme ndaj Kaljarit. Ata që zbritën në fushë në Palermo zhvilluan një sancë në palestër, për të tjerët stërvitje mbi fushë. Ka punuar akoma në veçanti Luka Toni, rikthimi i të cilit në grup është shtyrë për javën që vjen.

Sulmuesi ka zhvilluar një ndeshje të vetme me fanellën bardhezi, para se të dëmtohej në gju në Kupën e Italisë. Kthehet Marko Mota, për De Çeljen akoma nuk ka shanse riaftësimi. Mbrojtësi i majtë, i cili mungon prej muajsh, vazhdon të vuajë nga nëj frakturë në këmbë. Edhe i ardhuri Traore është në “bokse” për një këputje muskulare në kofshën e djathtë.

Për francezin është dëmtimi i dytë i gjatë sezonal, pas atij që i kushtoi në një pjesë të mirë të fazës së parë. Martinez ka zhvilluar dje një punë eurobike. Juvja është plot me të dëmtuar, por kampionati nuk pret. Edhe renditja.