04 shkurt 2011

Serie A: Formacioni i javës

Në mesjavës janë zhvilluar lojët e javës 23 ku kishte disa befasi.

Befasia e kësaj jave ishte humbja e radhës e Juventusit në shtëpi të Palermos me rezultat 2-1. Ndërsa barazime befasuese në shtëpitë e tyre kanë dhuruar edhe Milani kundër Lazios, sikurse Roma kundër Brescias.

Kur flasim për Brescian vlen të përmendet edhe shqiptari Perparim Hetemaj që zuri vend në njëmbëdhjetëshen më të mirë të javës.

Për t’iu afruar kreut me shtat pikë diferencë Interi ka shënuar fitore të rëndesishme dhe të mundishme në udhëtim kundër Barit me rezultat 0-3.

Portier

Julio Cesar (Inter)

Mbrojtës

Gennaro Sardo (Chievo)
Mario Yepes (Milan)
Giuseppe Biava (Lazio)

Mesfushorë

Mario Santana (Fiorentina)
Giulio Migliaccio (Palermo)
Claudio Marchisio (Juventus)
Perparim Hetemaj (Brescia)
Houssine Kharja (Inter)

Sulmues

Marco Di Vaio (Bologna)
Davide Moscardelli (Chievo)