11 shkurt 2011

Toni: Ta mposhtim Interin

Sulmuesi i Juventusit, Luca Toni u ka bërë thirje bashkë-lojtarëve të tij që të shënojnë fitore në Derby d’Italia.

Toni kërkon të shënojë gol kundër Interit edhe me fanellën e Juventusit pasi ai më herët ka shënuar gol kundër Nerazzurëve me fanellën e Palermos, Fiorentinas dhe të Romas.

“Ta mposhtim Interin, më pas ne do të luftojmë për vendin e dytë”.

“Unë do të isha i lumtur të shënoja gol dhe më pas klubi im të fitojë”, tha sulmuesi Luca Toni për La Stampa.