11 shkurt 2011

Matri: Do ta mposhtim Interin

Asi i Juventusit, Alessandro Matri i është shtuar emrave të cilët kanë thënë se Juventusi do ta mposht Interin në Derby d’Italia.

“Unë e konsiderojë këtë duel një ndeshje shumë të rëndësishme si për ne ashtu edhe për ata”.

“Sidoqoftë nuk është ndeshje decisive. Kemi edhe 12 ndeshje tjera për t’i zhvilluar deri në fund të sezonit, dhe gjithqka mund të ndodhë deri atëherë. Nëse ne e fitojmë këtë takim atëherë mund të kalojmë te vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve”.

“Unë kam shënuar dy gola, por ndeshja kundër Interit më bën më emocione. Ata dhe Milani janë klube shumë të rrezikshme, por ne kemi aspektin pozitiv”!