04 shkurt 2011

Melo në “Facebook”: Morganti një bandit!

Kthehet në çështje fraza e brazilianit që më pas e mohon, por eksperti Beltrame dyshon se e ka shkruar ai

Nga transferta e Palermos, Juventusi ka marrë me vete shumë gjëra: të disatën humbje radhazi në këtë sezon, luftën e hapur ndaj gjyqtarëve dhe një incident të ri lidhur me Felipe Melon. Braziliani, pas ndeshjes, ka postuar në profilin e tij në Facebook një frazë, që le hapësira për pak interpretime: “Moganti bandido”.

Mesazh i qartë, pavarësisht gramatikës, dhe i drejtpërdrejtë ndaj arbitrit të ndeshjes, i cili nuk i ka favorizuar bardhezinjtë me sjelljen e tij. Juventusi i ka dalë menjëherë në mbrojtje lojtarit. Në fillim me ndërhyrjen e Klaudio Albanezes, zëdhënës shtypi, në mikrofonin e emisionit “Controcampo”, më pas me një njoftim zyrtar:

“Profili në Facebook i lojtarit është vjedhur.” Melo, i fyer moralisht, ka mbyllur përfundimisht faqen e tij personale. Atë faqe, ku si zakonisht ka shpërndarë foto në më shumë se 4900 miq të tij, duke komentuar normalisht edhe fitoret sportive, që realizonte me ekipin. Por ndëshkimi mund të mos vonojë.

Edhe Xhixhi Beltrame, gazetar informaticien dhe ekspert i teknologjive të reja, nuk i fsheh dyshimet e tij: “Është i gjithë teksti, që më huton.” - shpjegoi ai. “Nuk e përjashtoj të ketë qenë ai. Edhe fakti që ka vendosur të mbyllë faqen e tij personale është shumë pak i qartë.” Mbrojtja e Juventusit, në fakt, nuk është edhe aq qesharake:

“Dukuria e hakerimit të faqeve është në modë, në faqet e internetit. Gjetja e pseudonimit dhe e fjalëkalimit të çdokujt përdoruesi është shumë më e thjeshtë nga sa mendohet - ka konfirmuar drejtori i faqes businesscommunity.it.

Mbi të githa, kur personi e përdor faqen nga celulari, ose si në këtë rast, mund të përhapet një e dhënë në të gjithë profilet, me të cilat është i lidhur.” Melo, postuar mesazhin në Facebook, duke përdorur versionin e evoluar të Ëindoës Live Messenger, duke u lidhur me të gjitha rrjetet sociale, që disponon përdoruesi.

“Të përdorësh këtë praktikë - shpjegon Beltrame, - përdoruesi ndjek rregullat e hyrjes vetëm për herë të parë, ndaj dhe të dhënat e tij janë më pak të mbrojtura. Llogaria nuk është më e kontrolluar dhe një haker, nëse ka dëshirë, mund të futet në aksion.”