07 shkurt 2011

Tifozët e Juves vidhen në Kaljari, 8 të arrestuar

Policia e Kaljarit ka arrestuar mbrëmjen e së shtunës 8 persona, të gjithë pjesëtarë të ultrasve kaljaritanë, nën akuzën e agresionit dhe të vjedhjes së 6 tifozëve juventinë.

Ngjarjet kanë ndodhur pas ndeshjes, ndërkohë që mbështetësit bardhezinj i drejtoheshin aeroportit.

8 personat e arrestuar kanë kërcënuar dhe goditur me drurë, doreza hekuri dhe rripa gjashtë tifozët juventinë, të cilëve u kanë vjedhur gjithashtu ora e bizhuteri. /GrandeJuve/