07 shkurt 2011

Luca Toni 100

Luca Toni, të shtunën mbrëma e ka shijuar golin e tij të 100-të në Serie A. Sulmuesi italian shënoi golin e tretë, në fitoren e Juventusit me rezultat 3:1 ndaj Cagliarit.

“Kam arritur në 100 gola në Serie A dhe për më shumë, këtë e bëra me Juventusin, çka do të dëshiroja më shumë? Të shënosh për këtë fanellë, e bën këtë arritje edhe më të bukur”, deklaroi ish-futbollisti i Brescias, Fiorentinës dhe Bayernit.

“Janë 4-5 vjet që më thonë se jam i mbaruar, por nëse i shikoni golat, do ta ndërroni mendimin. Më vjen mirë që kontribuova në fitoren ndaj Cagliarit”, vazhdoi Toni.