16 shkurt 2011

Sorensen: Nuk më besohet që ndalova Etonë

Lojtari i ri i Juventusit, Sorensen, ka bërë një paraqitje shumë të mirë të dielën e kaluar kundër Interit. Ai ka folur për vështirësitë, që ka pasur për të markuar Etonë: “Më ka shmangur dy herë, kam pasur frikën se mos na ndëshkonte.

Markimi i Etosë ka qenë i vështirë, duhej të shikoja më shumë topin se sa këmbët e tij duke parë se është shumë i shpejtë dhe nëse ikën nuk e kap më. Ka qenë ndeshje më e rëndësishme dhe më e vështirë e karrierës sime të deritanishme, shpresoj që Juventusi në fundin e sezonit të më mbajë, do të isha shumë i lumtur.

Nuk të ndodh çdo ditë të stërvitesh në krah të kampionëve të mëdhenj: shtatë muaj më par