17 shkurt 2011

Sorensen ka një ëndërr: "Të luajë në Champions kundër Vidiç"

- Intervistë interesante e dhënë nga talenti nordik i Juventusit, Sorensen, për gazetën italiane 'Leggo'. Lojtari i ri danez që luan në krahun e djathtë të mbrojtjes ka qenë një prej protagonistëve të ndeshjes së të dielës së shkuar kundër Interit.

"Ka qenë një ëndërr për mua, zbulon lojtari, si ajo për të luajtur në Itali dhe në një skuadër kaq të rëndësishme. Të tilla gjëra sigurisht deri pak kohë më parë i bëja vetëm në play station". Një fitore që i ka dhënë moral të gjithë ambjentit bardhezi: "Po, periudha e vështirë ka kaluar, jam shumë i sigurtë. Duke vazhduar në këtë mënyrë mund të arrijmë të fitojmë një vend për në Champions Ligë sezonin e ardhshëm.

Do të më pëlqente të luanim kundër Manchester Junaitid, sepse është skuadra e idhullit tim Nemanja Vidiç. Është një prej mbrojtësve më të fortë në botë sëbashku me Pike të Barcelonës dhe Kielini, natyrisht". Mbyllja i është dedikuar fjalëve inkurajuese që ka shprehur Alesandro Del Piero gjatë debutimit të tij në Itali: "Çfarë kujtoj? Fjalët e Del Pieros, më ka thënë që nëse jam këtu, një motiv është".