17 shkurt 2011

Juventusi, në garën për Pastoren

Ju zbulojmë strategjitë e merkatos bardhezi për sa u përket përforcimeve të mundshme të verës. Pastore pëlqehet nga Barcelona e Real Madrid në Spanjë dhe Mançester Siti, por Marota e ka tashmë një plan.

Talenti argjentinas ka dhënë pëlqimin e tij për Juventusin: Zamparini e ka vlerësuar mbi 50 milionë euro. Një ndihmesë në këtë çështje mund të jetë vullneti i “El Flaco”. Me gjithë konkurrencën e madhe, Juve mund të bëjë surprizën.

Amauri e Xhovinko, mund të jenë çelësi i operacionit. Pas Bek, në repartin e mbrojtjes është në shënjestër edhe futbollisti i talentuar i Benfikës dhe kombëtares së Portugalisë, Koentrao.