17 shkurt 2011

Gilardino, dëshira e ardhshme

Shumë njerëz, pas lamtumirës së Pazinit në fillim dhe blerjes së Matrit nga ana e Juventusit, e kanë parë të përfunduar njëherë e mirë mundësinë për të parë Alberto Xhilardinon të veshë fanelën bardhezi, për të cilën sulmuesi Fiorentinës bën tifo që fëmijë, një ëndërr e tija që ka kërkuar me forcë ta realizojë në karrierën e tij sportive.

Por, në realitet kjo mundësi ekziston akoma, përsa i përket sezonit të ardhshëm, siç shpjegon "Tuttosport" në një artikull ku ka ilustruar teorinë "shit dy dhe bli një" që mund të aplikojë Bepe Marrota. Klubi nga rruga Galileo Ferraris do të fillojë gjithçka nga Matri dhe Kualjarela si dy pikat e forta të repartit sulmues, duke kërkuar të përfitojë sa më shumë të jetë e mundur nga shitja e Amaurit dhe Iakintës, për të siguruar paratë e nevojshme, edhe nëpërmjet largimit të dy pagave të mëdha, për të sjellë në shtëpi Alberto Xhilardinon.

Duhet thënë, që në këto ndeshje post merkato dimërore është kuptuar që, Del Neri preferon të aplikojë një skemë 4-4-2 me një dyshe sulmuesish zone dhe kështu që kampioni i botës me Italinë në vitin 2006 do të shkonte për t'u bashkangjitur Matrit në qendër të sulmit me këtë të fundit, që për nga karakteristikat tekniko-taktike mund të luajë në shumë pozicione. Në këtë pikë, reparti sulmues do të plotësohej nga dy veteranë kampionë bote siç janë Toni dhe Del Piero, alternativa luksi për çdo lloj moduli që mund të aplikohet gjatë një sezoni të gjatë….