07 shkurt 2011

Rinovimi me Del Pieron këtë javë

Alessandro Del Piero është afër rinovimit të kontratës me Juventusin, sipas Tuttosport marrveshja mund të arrihet që nesër.

“Dera është gjithmonë e hapurë, por së shpejti duhet të ulemi dhe të bisedojmë rreth qështjeve ekonomike.” tha Marotta.

Gjithashtu edhe numri 10 i Juves konfirmoi këto zëra duke thënë se ai dëshiron t’a vazhdoj kontratën e tijë me Juventusin.

“Presidenti Andrea Angelli dhe unë kemi patur disa takime që nga fillimi i vitit dhe këto negociata kan përparuar mjaftë shumë. Do t’a vazhdojmë lidhjen e gjatë mes meje dhe Juves. Gjithë këto vite në Juventus i karakterizon respekti dhe besimi.” tha Del Piero.

Tuttosport gjithashtu raporton se legjenda Juventine duhet t’a pranoj në ulje të pagës si dhe bonuseve tjera, sepse Juve ka një projekt që nuk lejon lojtarët të marrin paga stratosferike.