15 shkurt 2011

Reali pas Chiellinit

Real Madridi është duke shikuar të transferojë mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellinin.

La Gazzetta dello Sport raporton se Jose Mourinho është duke kërkuar të gjej një zëvendësues të Pepes i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Santiago Bernabeu në këtë sezon.

Dhe si duket Chiellini është lojtar ideal për Mourinhon që ta mbulojë largimin e Pepes.

Gjithashtu Mourinho është duke shikuar që Sergio Ramosin ta zhvendos në qendër të mbrojtjes për ta transferuar mbrojtësin më të mirë të krahut të djathtë në botë, Maicon.