18 shkurt 2011

Reali interesohet për Sissoko

Real Madridi është duke menduar të bëjë ofertë për mesfushorin e Juventusit, Mohamed Sissoko, shkruan Tuttosport.

Raportet nga Italia thonë se Jose Mourinho dëshiron të forcojë edhe më shumë mesfushën e ekipit për të angazhuar më në mbrojtje Xabi Alonson dhe mendohet se Los Blancos e shohin përfaqësuesin e kombëtares së Malit si një shtesë të përkryer.

Sissoko nuk po arrin të gjejë vend të rregullt në ekipin e parë të Juventusit për shkak të konkurrencës nga Claudio Marchisio, Felipe Melo dhe Alberto Aquilani për një vend në mesfushë dhe mund ta mendojë largimin në fund të sezonit.

Mesfushori është lidhur edhe me një transferim në Bundesliga ku për të janë të interesuar Schalke dhe Wolsfburg.