18 shkurt 2011

Bufon beson tek e ardhmja

Momentet e vështira duket se kanë kaluar. Pas stuhisë ja ku ka mbërritur dhe rreze dielli, fitorja kundër Interit, që ka rikthyer entuziazmin në grupin bardhezi që stërvitet në Vinovo. I pari që ka dalë nga 'letargjia' ka qenë portieri i kombëtares italiane, Xhianluixhi Bufon, që këtë vit ka arritur në finishin e rëndësishëm të dhjetë viteve me fanelën bardhezi.

Të shumta janë kujtimet për portierin kampion bote: "Sigurisht, gëzimi i parë i madh: titulli kampion në 5 maj 2002, i shkëlqyer, sepse ishte diçka e papritur. Më pas, ka qenë finalja e Champions Ligës në Manchester: edhe se rezultati ka qenë negativ, do të mbetet gjithmonë një kujtim historik shumë i rëndësishëm në kujtimet e tifozëve juventinë.

Në fund edhe transferta në Rimini në Serinë B". Portieri bardhezi ka shfaqur një optimizëm total për të ardhmen e Juventusit: "Duhet të rritemi, por mund të them që jemi duke ndërtuar bazat për një të ardhme shumë të mirë. Baza që janë fondamentale për t'u kthyer të fitojmë ashtu siç kemi bërë më parë".