09 shkurt 2011

Pastore: Reali dhe Barcelona nuk më përshtaten

Ylli i Palermos, Javier Pastore, thotë se atij nuk do t’i përshtatej një transferim te Real Madridi ose Barcelona .

Pastore thotë se dëshira e tij e vetme është të luajë futboll rregullisht dhe nuk do të pranonte të qëndrojë në karrigen e rezervave.

“Gjithmonë flitet në treg për mua, por opsioni im nuk ka ndryshuar në këtë aspekt: ende dua të zhvillohem, dhe Palermo është deri tash vendi më i mirë në të cilin mund ta bëj këtë”, ka thënë mesfushori argjentinas.

“Prioriteti im është gjithmonë të luaj, andaj do të thosha se ky është opsioni i parë. Në ekipe si Barcelona ose Real Madrid do të qëndroja në ulëse, dhe nuk do të shkoj atje. Ndoshta do të flasim kur të bëhem 28 vjeç”, ka shtuar Pastore.