09 shkurt 2011

Pastore preferon Juven para Barcës dhe Realit

Vetëm pak javë pasi super-talenti Neymar (njëri nga objektivat e Juves) e vuri Juven në krye të dëshirave të tijë, tani edhe Pastore (objektivi tjetër i Juves) tha publikisht se do t’a preferonte një kalim tek Juve para Realit dhe Barcelonës.

“Të gjithë e dijnë se kam një kontratë deri në 2015-ën, por nëse Zamparini pajtohet me transferimin tim atëherë jam gati të largohem. Natyrisht do t’a preferoja një ekipë ku kam më shumë hapësirë, tek Real Madrid ose Barcelona mund të bësh para, por shpeshë herë të rrezikohet vendi startues.”

“Juventus? Pse jo. Familja ime është me origjinë nga Volvera një fshat në periferi të Torinos. Edhe në Cordoba (ku është i lindur) ka male që përngjajnë shumë me Piedmont (malet e Torinos).”

“Juventus – Inter? Kam shumë miq tek Interit, përfshirë kapitenin Zanetti dhe Cambiasson. Por padyshim do t’a preferoja një fitore të Juventusit edhe pse është një ekipë që ka patur një renovim total gjatë verës dhe Janarit.”