09 shkurt 2011

Agjenti V.d.Wiel: Juve ose Milan? Vetëm spekulime

Një gjë është e sigurtë se mbrojtëja Biankonere dhe ajo Rosonere do të përforcohen në krahun e djathtë, por se cilët lojtarë do t’i veshin fanelat përkatëse mbetet të shihet.

Një nga emrat më të përfolur rreth këtyre dy ekipeve është Gregory Van der Wiel, mbrojtësi 23 vjeçarë i Ajaxit. Për të mësuar më shumë rreth këtyre spekulimeve foli agjenti i tij Hakim Slimany për ‘Calciomercatoweb.it’ duke thënë:

“Për momentin ato janë vetëm spekulime. Nuk ka asgjë zyrtare nga AC Milan. Ka patur interesime indirekte, por kurrë nuk kam folur me Rosonerët.”

“Juventus? Diqka lëvizte në verë, por ishte vetëm një vëzhgim dhe asgjë më shumë.”

“Në Qershor? Ka shumë mundësi dhe secili lojtarë duhet t’i kap ato për të përparuar më shumë në karrierën e tyre.”