09 shkurt 2011

Buffon i ngazëllyer para ndeshjes ndaj Interit

Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, është i ngazëllyer për derbin italian të radhës kundër Interit.

Biankonerët do të jenë nikoqirë të derbit më të madh të javës në Serie A, që zhvillohet të dielën në Olimpico të Torinos.

“Mjaft shikuam në të kaluarën. Mendoj se ne kemi folur për Calciopolin shumë. Dua të eci përpara, pasi derisa e kaluara është e rëndësishme, e ardhmja është edhe më e rëndësishme”.

“Sa i takon Interit, ne po përballemi me ekipin më të fuqishëm në botë. Juventus është rikthyer sërish në kahe të duhur tash dhe shpresoj se e keqja është e kaluar”, ka thënë Buffon.