09 shkurt 2011

Pastore: "Një nder që Juventusi mendon për mua"

Mund të jetë Pastore e ardhmja e Juventusit. Prej shumë kohësh klubi bardhezi ka hedhur sytë tek talenti i madh i Palermos dhe ai ka falenderuar bardhezinjtë për interesimin: "Është një nder që flitet për mua, por nuk ka mbërritur momentin" shpjegon argjentinasi nga grumbullimi i skuadrës kombëtare, ku luajti ndeshjen miqësore kundër Portugalisë.

Më pas, Flaco i përgjigjet pyetjes direkte mbi një transferim të mundshëm dhe përgjigjet me një "përse jo? Ndër të tjera duhet të them, që familja ime është me origjinë nga Volvera, shumë pranë Torinos". Javier Pastore, gjithmonë në qendër të zërave të merkatos jo vetëm në Itali, saktëson që nuk dëshiron të kryejë kalimin e madh: "Tek Real Madridi dhe tek Barcelona nuk do të gjeja hapësira, ashtu si edhe tek Interi dhe Milani.

Për këtë arsye do të më pëlqente një skuadër, në të cilën të kishte hapësirë për mua". Drejtuesit bardhezi, për merkaton verore, janë hedhur në kërkim për një sulmues tek i cili të bazohet skuadra dhe argjentinasi, sëbashku me Aleksis Sanches që luan për Udinezen, janë pikërisht lojtarët e duhur. Por është e qartë, që duhet të bëhen llogaritë edhe me Zamparinin që, siç ndodh shpesh, do ta ngrejë shumë çmimin e lojtarit. Mbeten gjithsesi të gjalla pistat që të dërgojnë tek Xhilardino, tek Benzema dhe Neymar. *LAJMENEWS GRANDEJUVE*