09 shkurt 2011

Ndeshjet Miqësore - Raportet dhe rezultatet

Dështon Shqipëria

Përfaqësuesja e Shqipërisë ka pësuar me rezultat 1-2 kundër Sllovenisë në ndeshjen miqësore të të mërkurës mbrëma të zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes Milivoje Novakovic (24’) dhe me rezultat 0-1 u mbyll pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë të lojës, kuqezinjtë arritën të barazojnë rezultatin përmes mesfushorit Ervin Bulku (62’) mirëpo nuk e ruajtën këtë rezultat deri në fund të ndeshjes.
Pa përfunduar takimi, Sllovenët siguruan një penallti pas ndërhyrjes së gabuar të Lorik Canës, për të rikthyer epërsinë dhe për të fituar lojën.

Argjentina mposht Portugalinë

Argjentina ka arritur që ta mposhtë me vështirësi Portugalinë në miqësoren e zhvilluar në Stade de Geneve me rezultat 2-1, që pa përballë dy prej futbollistëve më të mirë në planetin Tokë, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Përkundër faktit se kjo ishte vetëm një ndeshje miqësore, ishim dëshimtarë të një spektakli të vërtetë futbollistik. Sa në njërën anë Lionel Messi bënte shaka me mbrojtjen e Portugalisë, sa nga ana tjetër Cristiano Ronaldo ishte i pa ndalshëm nga Albicelestët. Nuk munguan as duelet mes dy titanëve…
Argjentina e nisi më mirë këtë takim, me disa aksione të mira në të cilat ishte i përfshirë Lionel Messi. Ishte pikërisht Messi ai që me anë të një pasimi masestral e vendos para portierit Angel Di Marian, i cili nuk e ka pasur problem që ta parabolojë portierin Eduardo (14’).
Që nga ky moment më aktiv fillon të bëhet Ronaldo. Pas disa tentimeve, vigani portugez me shpejtësinë e tij arriti ta shfrytëzonte një pasim të Hugo Almeidas për të shënuar golin e barazimit. Në fund të pjesës së parë Ronaldo pati edhe një mundësi tjetër kur me kokë qëlloi shtyllën.
Pjesa e dytë ishte më monotone, por se Ronaldo nuk ka çfarë të kërkojë në maje të listës së realizatorëve, si në La Liga ashtu dhe në ndeshjet miqësore, e tregoi rivali i tij Lionel Messi, që realizoi nga pika e bardhë e shkaktuar pas një ndërhyrjeje të Coentraos në Zabaletan (90’).
Kjo fitore e Argjentinës nuk kishte karakter tjetër pos prestigjit ashtu si për Portugalinë, ndërsa pos tjerash vlen të përmendet rivaliteti i jashtëzakonshëm i Ronaldos dhe Messit, i cili pritet që të intensifikohet në javët e muajt në vazhdim.

Franca e fortë për Brazilin

Franca si kurrë më parë është rikthyer në skenën e futbollit botërorë me fitore ndaj Brazilit, pas shumë problemeve që kishte në kombëtare.
Sonte Franca dominonte në çdo aspekt si për nga gjuajtjet drejt portës, madje Franca dominoi edhe në posedimin e topit që doli të jetë mbi 62% në fund të ndeshjes.
Për t’ia lehtësuar punën Francezëve ndodhi ajo që nuk pritej, Hernanes ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 40′-të dhe kjo disi ndikoi tek Brazili.
Franca po dominonte dhe golin e arriti tek minuta e 54′-të me anë të lojtarit të Real Madridit Karim Benzema i cili ishte i asistuar nga Jeremy Menez.
Edhe pas këtij goli Franca nuk pati të ndalur, pasi sulmonte në qdo sekond të lojës por fatëkeqësisht nuk arriti të shënoj më tepër e këtë gol.

Italia shpëton krenarinë në Dortmund

Gjermania nuk ka arritur që t’i bëjë ballë Italisë deri në fund të ndeshjes në takimin e zhvilluar në Signal Iduna Park, që përfundoi me një barazim 1-1.
Gjermania në këtë ndeshje nuk kërkoi asgjë tjetër pos fitores, ndërsa Italia u përball me presionin e rikujtimit të gjysmëfinales epike të vitit 2006, në po të njëjtin vend, stadiumin e Dortmundit, Signal Iduna Park.
Gjermanët ishin dominantë në fillim të takimit. Një aksion mirë të nisur nga Mesut Ozil, e dërgoi pranë zonës Thomas Muller, i cili gjen të vetmuar Miroslav Klosen që realizoi për 1-0.
Në pjesën e dytë italianët u përpoqën që me goditje nga distanca të befasojnë Pancerët, por tentimet u treguan të kota. Prandelli bëri një sërë zëvëndësimesh dhe një prej tyre, Giuseppe Rossi, realizoi (84’) për 1-1 dhe barazimin e rezultatit.
Me këtë barazim Gjermania nuk mund të mbetet e kënaqur, përderisa për Italinë ky është rezultat pozitiv marrë parasysh ristrukturimin e reprezentacionit Azzur.

Anglia kthehet për të fituar

Kombëtarja e Anglisë është kthyer nga disavantazhi prej një goli për ta mposhtur Danimarkën me rezultat 2-1.
Pas një krosimi sensacional të Christian Eriksen, Daniel Agger kaloi vendasit në epërsi (8’) për të ndezur atmosferën në Kopenhagë.
Mirëpo, kjo epërsi e danezëve zgjati vetëm dy minuta, pasi që Darren Bent barazoi rezultatin pas një pasimi të Walcott.
Heroi i Tre Luanëve rezultoi lojtari që zëvendësoi Wayne Rooneyn, Ashley Young, i cili shënoi golin e fitores (68’) që ishte goli i parë me fanellën e kombëtares së tij.

Rezultatet tjera jane:

Libya 3 - 2 Benin
Tanzania 1 - 0 Palestine
Malaysia 2 - 0 Hong Kong
Armenia 1 - 2 Georgia
Mozambique 1 - 1 Botswana
Congo 0 - 2 Gabon
Moldova 2 - 1 Andorra
San Marino 0 - 1 Liechtenstein
Belarus 1 - 1 Kazakhstan
Greece 1 - 0 Canada
Bolivia 1 - 2 Latvia
Russia 0 - 1 Iran
Rep. of Macedonia 0 - 1 Cameroon
Croatia 4 - 2 Czech Republic
Azerbaijan 0 - 2 Hungary
Swaziland 0 - 4 Zambia
Israel 0 - 2 Serbia
Turkey 0 - 0 Korea Republic
Nigeria 2 - 1 Sierra Leone
Cyprus 1 - 1 Romania
Sweden 1 - 1 Ukraine
South Africa 2 - 0 Kenya
Albania 1 - 2 Slovenia
Bulgaria 2 - 2 Estonia
Denmark 1 - 2 England
Luxembourg 2 - 1 Slovakia
Belgium 1 - 1 Finland
Holland 3 - 1 Austria
Malta 0 - 0 Switzerland
Norway 0 - 1 Poland
Germany 1 - 1 Italy
Scotland 3 - 0 Northern Ireland
Argentina 2 - 1 Portugal
France 1 - 0 Brazil
Morocco 3 - 0 Niger
85' Spain 0 - 0 Colombia