09 shkurt 2011

Kielini dhe Bonuci: "Të mundim Interin për Champions Ligën"

Mbrojtja e kombëtares italiane ka baza shumë të forta bardhezi: Bonuci dhe Kielini, siç ishte shprehur edhe Prandeli një ditë më parë, kanë luajtur të dy titullarë në miqësoren kundër Gjermanisë të luajtur dje në mbrëmje në Dortmund. Një ndeshje shumë prestigjioze, pavarësisht se një ndeshje miqësore, që nuk ka shpërqendruar gjithsesi dy mbrojtësit nga impenjimet me Juventusin, deri në pikën që të dy lojtarët, nga faqet e tyre respektive, flasin për fitoren kundër Kaljarit dhe për ndeshjen e ardhshme kundër Interit.

"Fitorja të shtunën e kaluar kundër Kaljarit, shkruan Kielini, ka qenë me të vërtetë fondamentale për t'i dhënë fund serisë negative që kemi pasur në këtë muaj". Bonuci shkon më tej. "Ndeshja e të shtunës ka qenë një sukses i madh. Jo vetëm, sepse ka mbërritur pas një periudhe të gjatë të vështirë, por edhe sepse na ka ridhënë entuziazëm dhe optimizëm për vazhdimësinë e sezonit. Për më tepër, tre pikët e fituara na kanë afruar përsëri me zonat e larta të klasifikimit, duke lënë përsëri të hapur mundësitë për t'u kualifikuar sezonin e ardhshëm për në Europa Ligë, rezultat për të cilin aspirojmë me të gjithë forcën tonë.

Dhe reagimi që kemi treguar pas barazimit të kundërshtarëve, që mund të na rikthente problemet e muajit të fundit, tregon që skuadra është e gjallë dhe ka dëshirë të luftojë në çdo ndeshje për objektiva të rëndësishëm". Përsa i përket ndeshjes kundër Interit, Xhiorxhio Kielini shprehet që, "është një ndeshje shumë e rëndësishme si për klasifikimin ashtu edhe për tifozët tanë. Të shpresojmë që muaji shkurt të jetë pozitiv dhe të kompesojmë vështirësitë dhe fatin e keq që kemi pasur në fillim të këtij viti". Edhe Leonardo Bonuci ka hedhur sytë tek ndeshja e madhe e fundjavës në Olimpiko të Torinos kundër zikaltërve të Interit.

"Kundër një Interi në një gjendje të shkëlqyer, duhet të konfirmojmë progresin që keni parë në Kaljari, duke treguar një paraqitje në nivelin e Juventusit, përfundon Leonardo. Të fitonim do të na jepte më shumë karikim dhe do të fitonim pikë të rëndësishme kundër një konkurrenteje direkte". *GRANDEJUVE - LAJMENEWS.TK*