13 shkurt 2011

Parashikimi: Juventus - Inter


Juventusi ka qenë në krizë që nga fillimi i vitit të ri, dhe shpresa për të fituar Scudetton është shuar dhe tani shpresa e vetme është një vend që dërgon në CHL.
Megjithatë, Bianconerët gjithmonë kanë tendencë për të rritur mentalitetin e tyre kundër rivalëve të përjetshëm siq është Interi. Pas fitores kundër Cagliarit 3-1, Luigi Del Neri shpreson që ti shkatërrojë Nerazzurrët në Torino të dielën në mbrëmje.

Me 38 pikë nga 24 ndeshje, Juventusi e gjenë veten në pozitën e gjashtë në tabelë me katër pikë prapa vendit të katërt të cilin e mban Lazio. Një fitore të dielën jo vetëm që do të shtonte besimin te Zonja e Vjetër, por gjithashtu do të mbante ata në garë për top-katërshin dhe do ti shkaktonte një dëm në aspiratat e Interit për kampionatin.

Giorgio Chiellini dëshiron me ngulm tre pikët dhe shpjegon: "Ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi, e kemi treguar veten në Cagliari, dhe këtë duhet ta bëjmë edhe kundër Interit"
"Fitorja do të na japë një nxitje të madhe, veçanërisht për shkak se do të merrnim pikë nga një rival i drejtpërdrejtë. Kjo është një lojë shumë e rëndësishme për ne, si për renditjen ashtu edhe për tifozët tanë."

Ish drejtori sportiv i Juventusit Luciano Moggi, llogarit që Inter ka më shumë cilësi dhe fuqi në skuadrën e tyre për të marrë tre pikë në Torino. Me Nerazzurrët që janë ringjallur prej ardhjes së Leonardos, ka pak gjasa që Juve të fitojë në Torino, pretendoi Moggi.

"Zemra ime rrahë fort për Juventusin, por gjykimi im teknik favorizon Interin," shkruante Moggi në kolumnën e tij në Tuttomercatoweb.com. "Nerazzurrët kanë lojë më të rrjedhshme dhe pos rezultateve ata shfaqin futboll spektakolar”.

"Rikthimi i Wesley Sneijder ka rivendosur ritmin e lojës së Interit."
Inter vjen pas fitores 5-3 kundër Romës fundjavën e kaluar, për t'iu afruar udhëheqësit Milan në vetëm pesë pikë me një lojë më pak.

TË REJAT NGA SKUADRAT

Juventus: Të lënduar janë Rinaudo, De Ceglie, Quagliarella dhe Traore.

Inter: Stankovic, Mariga, Lucio, Samuel dhe Milito janë të lënduar. Chivu është i suspenduar.

NDESHJET KOKË MË KOKË

‎ Inter Milan 0 - 0 Juventus
‎Inter Milan 2 - 0 Juventus
‎Inter Milan 2 - 1 Juventus
‎Juventus 2 - 1 Inter Milan
‎Juventus 1 - 1 Inter Milan

5 NDESHJET E FUNDIT

Juventus:

Cagliari 1 - 3 Juventus
Palermo 2 - 1 Juventus
Juventus 1 - 2 Udinese
Juventus 0 - 2 Roma
Sampdoria 0 - 0 Juventus

Inter:

Inter Milan 5 - 3 Roma
Bari 0 - 3 Inter Milan
Inter Milan 3 - 2 Palermo
Napoli 0 - 0 Inter Milan
Udinese 3 - 1 Inter Milan

FORMACIONET E MUNDSHME

Juventus: (4-4-2)
Buffon
Sorensen, Bonucci, Barzagli, Chiellini
Krasic, Melo, Aquilani, Marchisio
Del Piero, Matri

Inter: (4-3-1-2)
Cesar
Maicon, Ranocchia, Cordoba, Materazzi
Kharja, Cambiaso, Motta
Sneijder
Eto'o, Pazzini