13 shkurt 2011

Del Neri: Të luajmë shpejtë ndaj Interit

Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, thotë se skuadra e tij duhet të aplikojë lojë të shpejtë ndaj Interit nëse mendon ta fitojë Derby d’Italian.

“Ne jemi në formë të mirë dhe grupi është më i fortë dhe më i organizuar, me disa lojtarë të cilët janë rikthyer nga lëndimet. Ne duhet të luajmë mirë, lojë të shpejtë. Është ndeshje e madhe, plot me pasion, emocion dhe kjo është me rëndësi për fansat e ekipit”.

“Rafa Benitez ishte trajner që vuajti nga lëndimet. Që pas ardhjes së Leonardos, Interi po luan më mirë, kjo me ndihmën e Zanettit që është shembull në çdo aspekt”, deklaroi Del Neri.