07 shkurt 2011

Një skuadër që po ringrihet

Rezultatet e kohëve të fundit tregojnë për një skuadër që po ringrihet. "Në periudhën e fundit, ka shpjeguar Marrota, kemi pasur një numër të madh dëmtimesh, kemi humbur tre lojtarë në shtatë ditë. Më parë, kishim arritur 18 rezultate pozitive radhazi.

Nuk ishim fenomenë atëherë, nuk jemi të dështuar as në këtë moment". Mbërritja e Matrit në skuadër ka forcuar sigurisht akoma më shumë sulmin e bardhezinjve: "Është një prej lojtarëve të ri më të mirë në Itali, sëbashku me Pazinin dhe ndonjë tjetër.

Jemi shumë të lumtur që kemi vendosur të besojmë tek ai. Ka realizuar tashmë 13 gola ndërmjet Juventusit dhe Kaljarit".

Matri ka ardhur falë largimit të Amaurit?

"Amauri ishte në një fazë të karrierës, në të cilën pretendonte shumë nga vetja e tij dhe paraqitjet e tija në fushën e lojës nuk ishin të mjaftueshme. Kemi kërkuar t'i japim një mundësi të re për të rigjetur formën më të mirë dhe një qetësi të munguar.

Me Juventusin kishte luajtur tetë ndeshje dhe nuk shënonte nga muaji shkurt i vitit të shkuar. Kjo është logjika që kemi përdorur në rastin e tij për këtë moment dhe duhet të them, që është një lojtar që nuk po jepte maksimumin dhe një zgjidhje duhet të gjenim, jemi të lumtur për të dhe për Parmën". LAJMENEWS