07 shkurt 2011

Matri: "Në një javë ka ndryshuar gjithë jeta ime"

"Të jem këtu në grumbullimin e skuadrës kombëtare italiane më duket e çuditshme, sepse në një javë më ka ndryshuar gjithë jeta. Nga Kaljari jam larguar për në Torino, dhe nga Torino kam mbërritur në Firence në grumbullimin e Italisë, që është edhe ëndrra e një lojtari.

Shpresoj të mos zgjohem dhe të vazhdoj të ëndërroj. Falenderimi për këtë grumbullim shkon mbi të gjitha për Kaljarin, sepse në tre vite e gjysëm më kanë dhënë shumë besim dhe vazhdimësi edhe kur nuk kam luajtur shumë mirë, edhe sepse më kanë dhënë ok, pas një kërkese që unë kam bërë tek presidenti, për të shkuar të luajë në një skuadër të madhe siç është Juventusi".

Sulmuesi i Juventusit Alesandro Matri, në ditën e tij të parë si i grumbulluar në skuadrën kombëtare italiane nga grumbullimi i Kovercianos, ka treguar emocionet e tija.

"Kam shpresuar gjithmonë tek skuadra kombëare, edhe kur luaja tek Kaljari, është shprehur sulmuesi 26-vjeçar roman. Kisha shprehur një dëshirë për Krishtlindje që ishte ajo për të luajtur me Kasanon, tani e kam realizuar dhe jam këtu në skuadrën kombëtare dhe më ka dhënë shumë kënaqësi". LajmeNews