04 shkurt 2011

Ndeshjen kunder Cagliarit do ta referoj Gianluca Rocchi

Ndonjëherë nuk na ka interesuar se kush do të na referoj ndeshjen, por tashmë po dhe duhet të shikojm mirë sepse kemi ra në disfavorin e gjyqtarve të cilët gabimet e karierës po i bëjnë pikërisht ndaj Juventusit. (sa po na duket neve Biankonerëve, na kanë në sy për të keq).

Pas mos referimit të penaltis, luajtes me dorë, ndërhyrje të palejeshme, Ofsajdave të paqenë, anulimeve të golave të pastërt është shumë e rëndësishme se kush do ti referoj ndeshjet e Juves.

Ndeshjen kundër Cagliarit do të referoj Ginluca Rocchi nga Firenca. Ndihmësit e tijë do të jenë Maurizio Viazzi dhe Maurizio Liberti dhe referi i katërt do të jetë Mauro Bergonzi.

Neve na mbetet të shikojm a to të ketë përsëri gabime katastrofale nga ana e gjyqtarëve. E vërteta është që referët duhet të denohen pas atyre gabimeve, mirpo Juventus nuk ka përfitime nga këto sepse ata kanë humbur pikët, dhe suspendimi i tyre nuk është shumë i rëndësishëm.

Udhëheqsia e Juves janë ankuar në ndeshjet e fundit, dhe kërkojnë që këto gabime më të mos përsëriten - përktheu GrandeJuve.