11 shkurt 2011

Moratti Juves: Harrojeni Scudetton e 2006

Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka thënë se ka pak gjasa që Juventus të marrë titullin e vitit 2006.

Bianconerët besojnë se titulli i fituar, që i’u mor pas skandalit Calciopoli, duhet t’u kthehet atyre pas zhvillimeve të fundit në gjyq në Napoli.

FIGC (Federata Italiane e Futbollit) ka nisur një hetim të vetin, pas ankesës së Juventusit. Por, Moratti beson se Juve nuk mund të bëjë asgjë për ta kthyer titullin.

‘Calciopoli ka qenë një aferë shumë serioze. Scudetto e 2006? Nuk mendoj se ka bazë që t’i kthehet Juventusit”, ka thënë presidenti i Interit, në prag të sfidës së madhe ndërmjet këtyre dy klubeve. /Juventus-Fans/